BE

Çfarë po bën statuja e një astronauti midis zbukurimeve të kësaj kishe të viteve 1500

Shkruar nga Liberale

Çfarë po bën statuja e një astronauti midis zbukurimeve

Përshtati për Liberale.al, Laert Miraku

Ndër frizat e Katedrales Nueva të Salamanca (Spanjë), e ndërtuar në shekullin e 16-të, mund të admironi figurën misterioze të një astronauti të pajisur plotësisht me veshjen përkatëse. Si është e mundur?

Adhuruesit e “gjërave misterioze” dhe teoricienët e konspiracionit janë gjithmonë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shumë paraqesin prova të “udhëtimit në kohë” dhe situatave të tjera të pamundura. Pas "vajzës me celular" të përjetësuar në një kanavacë të shekullit të 19-të dhe dinosaurëve të pranishëm në një pikturë të shekullit të 17-të (edhe pse zbulimi i tyre daton dy shekuj më vonë) , një klasik i mrekullueshëm i këtij lloji misteri është rikthyer së fundmi në modë. : Astronauti i Salamankës.

A është astronauti Salamanca provë se Toka u vizitua nga qenie nga hapësira?
Nëse ju ndodh që të vizitoni Katedralen Nueva në Salamanca (Spanjë), mund të habiteni të vëzhgoni, midis frizeve gotike të Puerta de Ramos (në njërën anë të ndërtesës), praninë e statuetës së një astronauti të plotë me helmetë, kostum presioni dhe tub oksigjeni. Si ka mundësi që në vitin 1500 (kur u ndërtua katedralja ) dikush mund të imagjinonte me kaq saktësi pajisjet e nevojshme për një udhëtim në hapësirë? Apo ishte kjo prani ndoshta për shkak të ndonjë dore "aliene", e pranishme në planetin tonë në atë kohë, e cila donte të na tregonte një pamje paraprake të teknologjive që ne do t'i dinim vetëm shekuj më vonë?

Nuk mungojnë përkrahësit e hipotezës më magjepsëse, përkatësisht ajo sipas së cilës ai astronaut i skalitur mes dekoratave (zbukurumeve) të Katedrales Nueva të Salamankës është prova më e fundit dhe më pak e njohur se në të kaluarën Toka është vizituar disa herë nga qenie nga hapësirë.

Më pas erdhi astronauti, së bashku me një rrëqebull dhe një lejlek!
Këto janë padyshim hipoteza magjepsëse, por fatkeqësisht edhe në këtë rast ka një shpjegim shumë të thjeshtë. Statuja e Salamankës, në fakt, përfaqëson vërtet një astronaut të ditëve moderne, por ja ku është gjëja, ajo nuk ka të bëjë fare me dekorimet origjinale të katedrales. Në fakt, kur filloi restaurimi i Puerta de Ramos në vitet 1980, u vendos që gjithashtu të liheshin të ngulitura në gur disa kujtime të shekullit tonë. Kështu, aty ku dekorimet e pasura të shekullit të 16-të kishin humbur në mënyrë të pakthyeshme, u vendos që të futeshin figura të tjera domethënëse, si rrëqebulli iberik i cili është në rrezik zhdukjeje, lejleku, viti ndërkombëtar i të cilit festohej dhe një astronaut i vërtetë, si një simbol i epokës moderne të hapësirës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH