Zona përreth Kullës Eifel është evakuuar pasi një person u ngjit në të disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike.
Personi, pa bluzë, u pa pranë unazave olimpike rreth orës 14:45, pak mbi kuvertën e parë të shikimit.
Është ende e paqartë se ku filloi ai ngjitjen e kullës 330 metra të lartë, ndërsa Policia franceze tha se ndërhyri menjëherë dhe e arrestoi.
Associated Press raportoi se policia franceze evakuoi zonën përreth Kullës Eiffel gjatë incidentit.
Kulla Eifel shërbeu si një sfond i ceremonisë së hapjes, por nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë së mbylljes, e cila do të fillojë pak më vonë në Stade de France.