BE

EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar, ja për çfarë po hetohet

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet në Itali

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin Klajdi Merkaj, në kuadër të operacionit “Para Drejtësisë”. 35-vjeçari rezulton i akuzuar nga SPAK. 

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Klajdi Merkaj,, 35 vjeç.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

I riu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH