Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Mediet raportojnë se bëhet fjalë për Eduart Hoxhën, babai i dy fëmijëve, i cili ndërroi jetë pasi makina e tij Fiat Punto u përplas me një Audi në zonën e Mosciano.
Ai jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. I riu sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti fatal.
Ndërsa shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta.
Ndonëse zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina dhe e kanë nisur për në spital, ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.