BE

DETAJ- Tani vjen pjesa e vështirë për Laburistët britanikë

Shkruar nga Liberale
DETAJ- Tani vjen pjesa e vështirë për Laburistët


Pas 14 vitesh në opozitë, Laburistët britanikë janë rikthyer në pushtet.
 
Ditën e premte, në fjalimin e parë të tij si kryeministër i vendit, kreu i partisë Keir Starmer premtoi se ”puna për ndryshim do të fillojë menjëherë”, ndërsa pushimet e përvitshme vjetore të deputetëve janë shtyrë pas disa javësh, me qëllimin për të lejuar qeverinë e re, e cila merr zyrtarisht detyrën më 18 korrik, të nisë mënjëherë punën.
 
Starmer ka nxitim për të filluar me detyrën e re, sepse, për arsye të ndryshme, faza më e ndërlikuar për laburistët fillon tani, pas fitores së qartë të arritur në zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut.
 
Pas shumë vitesh qeverisje konservatore, pritshmëritë e qytetarëve janë të larta, kjo edhe për shkak të problemeve të mëdha që kanë dhe, pavarësisht premtimeve, ato mbeten shumë të vështira për t’u zgjidhur, kjo edhe për shkak të situatës së komplikuar ekonomike.
 
Në fjalimin e tij të parë, Starmer tha se Britania e Madhe duhet të rindërtohet me kujdes, duke përdorur një shprehje shumë të njohur popullore: ”hap pas hapi”.  
 
Për të realizuar një qëllim të tillë, kryeministri britanik, duhet të jetë në gjendje të llogarisë një shumicë shumë të madhe. Partia Laburiste mori 412 vende nga 650 që ka dhoma e ulët e parlamentit britanik, një rezultat pak më i ulët se rekordi historik, i vitit 1997, atëherë kur laburistët e Tony Blair morën 418 vende. Sa i përket votimit, proporcionet janë të ndryshme. Të enjten, laburistët morën më shumë se 9.6 milionë vota: më pak se sa kanë marrë në 2017 dhe 2019, kur partia drejtohej nga Jeremy Corbyn.
 
Laburistët fituan një shumicë deputetësh, edhe pse nuk morën një pjesë të madhe të votave. Një gjë e tillë u realizua nga strategjia e tyre, e cila ishte shumë efektive në përqendrimin e fushatës elektorale në vendet që ata besonin se mund të fitonin dhe pjesërisht nga fraksionet që u krijuan në spektrin e djathtë.
 
Partia e Nigel Farage, Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, në fakt ka marrë 20 për qind të votave të konservatorëve, duke shfrytëzuar potencialin e sistemit zgjedhor.
 
Në pesë zona elektorale laburistët humbën ndaj kandidatëve të pavarur pro Palestinës. Partia, mesatarisht, ram e 11 për qind në zonat me një popullsi myslimane më të madhe se 10 për qind.
 
Kjo ndarje e mundshme në elektoratin e majtë për politikën e jashtme do të duhet të verifikohet në aktet e para të qeverisë së Starmerit. Lidhur me Luftën në Rripin e Gazës, në një intervistë radiofonike në muajin tetor, Starmer tha se Izraeli kishte të drejtë bllokonte furnizimet me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke shkaktuar një debat të ashpër tek të majtët.
 
Politika e jashtme është një nga çështjet, ndoshtja e vetmja, për të cilën Laburistët dhe Konservatorët mendojnë njësor dhe ka shumë gjasa që politikat qeverisëse të vazhdojnë të kenë të njëjtën linjë me atë çfarë ndoqi qeverisja e mëparshme, veçanërisht sa i përket mbështetjes së Ukrainës dhe besnikërisë ndaj BORN. Starmer ka lënë të kuptojë, edhe pse në mënyrë krejt të paqartë, se ka dëshirë të hapë një dialog me Bashkimin e Europian për të nxitur tregtinë.
 
Megjithatë, politika e brendshme dhe problemet që lidhen me të, janë ato për të cilat ka shumë interes për qytetarët, referuar të paktën sondazheve të realizuara para zgjedhjeve./Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH