BE

Dënohet me burgim të përjetshëm "Përbindëshi" që i preu trupin bashkëshortes në 200 copa dhe pagoi mikun e tij për t'i...

Shkruar nga Liberale
Dënohet me burgim të përjetshëm

Një “përbindësh i keq” që preu trupin e gruas së tij në më shumë se 200 copa është dënuar me burgim të përjetshëm.

Nicholas Metson kishte pranuar vrasjen e 26-vjeçares Holly Bramley në mars të vitit 2023.

Më pas, ai i pagoi një shoku 50 paund për ta ndihmuar të hidhte mbetjet e saj në një lumë.

28-vjeçari goditi me thikë gruan e tij të paktën katër herë përpara se të copëtonte dhe ruante pjesët e trupit të saj për një javë në dhomën e kuzhinës të banesës së tyre në qytetin Lincoln në Britaninë e Madhe.

Prokurorët e përshkruan Metson si “barbar”! Eshtrat e zonjës Bramley u zbuluan nga një kalimtar, i cili fillimisht mendoi se i përkisnin një kafshe.

Metson i kishte thënë Policisë së Lincolnshire se gruaja e tij ishte larguar nga shtëpia e tyre me anëtarët e një ekipi lokal të krizës së shëndetit mendor – por oficerët vunë re një “erë të fortë” dhe gjetën çarçafë me njolla gjaku, si dhe një sharrë në një peshqir.

Pasi u akuzua për vrasjen e gruas së tij, një ekzaminim i telefonit të Metson zbuloi se ai kishte bërë kërkime disa kërkime në Google, psh “si të shpëtoj një trup të vdekur”, “çfarë përfitimesh mund të marr nëse gruaja ime vdes” dhe “a e fal Zoti vrasjen”.

Pas vdekjes së saj, vrasësi u dërgoi mesazh miqve të zonjës Bramley nga profili i saj në Facebook për t’i mashtruar që të mendonin se ajo ishte ende gjallë – dhe i dërgoi vetes para nga llogaria e saj bankare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH