BE

Charles Michel ndryshon mendje, njofton se nuk do të kandidojë për zgjedhjet evropiane

Shkruar nga Liberale

Charles Michel ndryshon mendje, njofton se nuk do të kandidojë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka hequr dorë nga plani i tij për të kandiduar në zgjedhjet evropiane të qershorit me Lëvizjen e Reformës së Belgjikës dhe do të qëndrojë në detyrë.

Tre javë pasi njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane, ish-kryeministri i Belgjikës ka bërë një kthesë dhe do të vazhdojë të kryesojë samitet e BE-së, tha ai në një postim në Facebook.

“Unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet evropiane. Do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia përgjegjësive të mia aktuale me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i fortë i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe që kontrollon fatin e saj. Në fund të këtij mandati do të reflektoj për natyrën dhe drejtimin e angazhimeve të mia në të ardhmen”, thotë Michel.
Siç thekson ai, zgjedhja për të kandiduar në zgjedhjet evropiane ka shkaktuar vëmendje dhe spekulime intensive mediatike.

E parashikova një pjesë të kësaj, duke pasur parasysh natyrën e paprecedentë – disa do të thoshin të guximshme – të qasjes sime. Kjo ka sjellë edhe reagime ekstreme, jo brenda Këshillit Evropian por jashtë tij, për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet evropiane, shkurtimin e mandatit tim dhe shtyrjen e mandatit të pasuesit tim për disa muaj.

Nuk dua që ky vendim të na shpërqendrojë nga misioni ynë apo të minojë këtë institucion dhe projektin tonë europian dhe as të përdoret në asnjë mënyrë për të përçarë Këshillin Europian, i cili besoj se duhet të punojë pa u lodhur për unitetin europian”, thekson presidenti i Këshilli Evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH