Globi

Besojeni apo jo, kufiri mes Spanjës dhe Francës ndryshon çdo gjashtë muaj! Arsyeja...

Shkruar nga Liberale

Besojeni apo jo, kufiri mes Spanjës dhe Francës ndryshon çdo

Ishulli i Fazanit (Isla de los Faisanes në spanjisht, Ile des Faisans në frëngjisht) është një ishull me një histori dhe me një funksion mjaft të veçantë.

Ai është një ishull lumor në lumin Bidasosa që shërben si kufi natyral mes Francës dhe Spanjës.

Ky ishull, administrohet nga këto dyja vende dhe në fakt nuk i përket as njërit dhe as tjetrit.

Për gjashtë muaj në vit, ishulli është nën juridiksionin francez dhe për gjashtë muaj të tjerë nën juridiksionin spanjoll.

Historikisht, ky ishull njihet si vendi ku u nënshkrua Traktati i Pirinejit në vitin 1659, që përfundoi Luftën e 30-vjeçare midis Francës dhe Spanjës.

Si pjesë e marrëveshjes, u vendos gjithashtu martesa mes Mbretit Louis XIV të Francës dhe vajzës së mbretit spanjoll, Infanta Maria Theresa si një përpjekje për të siguruar paqe afatgjate mes dy fuqive.

Besojeni apo jo, kufiri mes Spanjës dhe Francës ndryshon çdo

Ishulli ishte vendi i ceremonive dhe takimeve të mëdha gjatë nënshkrimit të traktatit dhe veprimtarive të tjera diplomatike. Si simbol i bashkëpunimit dhe kompromisit, u vendos një precedent i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kështu, nga 1 shkurti deri më 1 korrik ishulli është nën menaxhimin spanjoll dhe për gjashtë muajt në vijim është në menaxhimin francez.

Në fakt, kjo ndarje unike nuk ekziston në asnjë vend tjetër në kufirin mes Francës dhe Spanjës, dhe është një ndër kufijtë më të veçantë në botë.

Ishulli nuk është i banuar dhe nuk përdoret për veprimtari të reja.

Kjo dinamikë mes të dyja vendeve, bënë që kufiri mes Francës dhe Spanjës të ‘ndryshojë’ çdo gjashtë muaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH