BE

Bëri simbolin e shqiponjës, arrestohet zvicerani në Beograd

Shkruar nga Liberale
Bëri simbolin e shqiponjës, arrestohet zvicerani në Beograd

Një shtetas nga Zvicra është arrestuar në Beograd, pasi raportohet se e ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç.

Ai tha se policia në Beograd ka arrestuar shtetasin e Zvicerës, “i cili në cep të rrugës ‘Takovska’ dhe sheshit ‘Nikola Pashiç’ ka shfaqur simbolin e Shqipërisë së Madhe – shqiponjën dykrenare, ndërsa është në kërkim një person tjetër që e ka fotografuar”, shkruajnë mediat serbe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH