BE

Barometri 2024 i BE për Ballkanin Përëndimor: 74 për qind e shqiptarëve nuk besojnë te partitë politike

Shkruar nga Liberale

Barometri 2024 i BE për Ballkanin Përëndimor: 74 për qind e

Në një kohë që pragun e Prokurorisë së Posaçme ditët e fundit po e kalojnë me radhë politikanë të shumtë të niveleve të larta, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin mbetet shqetësues.
Ky është një ndër konstatimet kryesore të Barometrit të Ballkanit Perëndimor për vitin 2024 që shefi i delegacionit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato preferoi ta nënvizojë gjatë prezantimit të sondazhit.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, tha sot se shqiptarët mbështesin fuqishëm procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon.

Barometri i përvitshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, nxjerr në pah se 64% e popullsisë identifikojnë problemet si rritja e çmimeve, por dhe korrupsioni.

“Shqipëria dhe Kosova diku me 79 % dhe 77% mbështesin procesin e integrimit. Shqipëria dhe Kosova pavarësisht rënies, sërish dëshirojnë integrimin”, deklaroi Bregu. 

Bregu shtoi se televizioni mbetet burimi më i besueshëm i informacionit në vend. Ajo theksoi se ka një rritje te interesit te të rinjtë sa u takon çështjeve kryesore të demokracisë dhe kjo, sipas saj, mund t’i atribuohet si shpjegim edhe lajmeve në medie.

Nga besueshmëria e institucioneve mbetet në nivel të ulët besimi i qytetarëve te partitë politike. “Partitë politike vijojnë me 74 % të jenë më të pabesuarat. Pas partive politike, është Parlamenti dhe pas tij qeveria”, tha ajo.

Qytetarët e rajonit sipas sondazhit, këtë vit evidentojnë edhe çmimet e larta si shqetësimi kryesor.

“Nuk është më çështja e papunësisë por rritja e çmimeve dhe inflacioni. Është më pak e përballueshme në rajon sesa në BE. Problemi kryesor që të rinjtë e identifikojnë është korrupsioni. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të të rinjve sa i përket çështjeve të demokracisë”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Gjithsesi shqiptarët mbeten optimist për të ardhmen, me 38 për qind që presin përmirësim të situatës së tyre financiare dhe vetëm 14, përkeqësim.

Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën dixhitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimin, etj.
Që prej fillimit në 2015-ën, anketa ka biseduar me mbi 65,000 qytetarë dhe afro 13,500 biznese duke pasqyruar opinionet e tyre.

“Në një notë pozitive, besimi tek bashkëpunimin rajonal është në rritje. Këtë vit, një rekord prej 82% e qytetarëve shprehën mbështetjen e tyre për të – rezultati më i lartë që nga fillimi i Brometrit të Ballkanit në 2015. Kjo thekson se bashkëpunimi rajonal ka vlerë të vetën, në vend që të vështrohet në kontekstin e integrimit evropian, si ka ndodhur vitet e kaluara. Megjithatë, politika nacionaliste vazhdon të shihet si pengesë e madhe për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa besimi dhe optimizmi në rajon mbeten të kujdesshëm, ka shenja përmirësimi në mënyrën se si njerëzit perceptojnë këto çështje, pasi opinioni publik evoluon aq shpejt sa guximi politik lejon,” përfundoi Bregu.

Disa nga gjetjet kryesore të Barometrit të Balkanit.

Sentimenti publik është përmirësuar: nga 35% në vitin 2015 në 49% tani.

Në vitin 2020, 26% e qytetarëve të rajonit ishin të mendimit se Ballkani Perëndimor u jepte shpresë, por tani kjo vlen vetëm për 12%. Në vitin 2024, ndjenja dominuese është “Konflikti” me 22%.

20% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor shpresojnë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, ndërsa 23% presin që kjo të ndodhë ndërmjet 2030 dhe 2035.

Në vitin 2015, 27% besonin se do të ndodhte deri në vitin 2020 dhe 21% deri në vitin 2025.

Më pak njerëz, 18%, besojnë se ekonomia e tyre nuk do të anëtarësohet kurrë në BE, një rënie prej 10 pikësh nga viti 2022.

Në vitin 2021, kur pyetëm qytetarët nëse ishin të gatshëm të punonin në Ballkanin Perëndimor, vetëm 7% u përgjigjën pozitivisht, ndërsa tani në 2024ën, 22% e tyre janë të gatshëm për këtë.

Besimi në institucionet mbetet në nivele të ulëta: partitë politike vazhdojnë të gëzojnë më pak besim me 74%.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH