BE

Avioni Boeing i nisur nga Londra goditet nga turbulencat, 1 i vdekur, disa të plagosur

Shkruar nga Liberale

Avioni Boeing i nisur nga Londra goditet nga turbulencat, 1 i vdekur, disa

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një fluturim të Singapore Airlines që u godit nga turbulenca të forta.

Boeing 777-300ER ishte nisur nga Londra me destinacion Singaporin, por për shkak të turbulencave u detyra të bënte ulje të detyruar në Bangkok.

Në bordin e avionit ishin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore në një deklaratë.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit dhe si humbi jetën pasagjeri.

Linja ajrore njoftoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH