BE

Anglia mund të dërgojë emigrantë në Shqipëri, mediat britanike: Kryeministri po studion skemën me Italinë

Shkruar nga Liberale
Anglia mund të dërgojë emigrantë në Shqipëri,

Kryeministri britanik Keir Starmer ka pranuar se është i hapur për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri për të trajtuar kërkesat e tyre për azil.

Starmer u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington DC përpara se të fluturonte për në Romë se do të shihte sesi do të funksiononte marrëveshja e Italisë me Shqipërinë në lidhje me përpunimin e kërkesave për azil, raportojnë mediat britanike.

I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Sir Keir u përgjigj: Le të shohim. Është ditët e para. Unë jam i interesuar se si funksionon kjo, mendoj se të gjithë të tjerët janë. Është shumë herët.

Ai tha se kishte pasur tashmë një diskutim paraprak me Melonin për “si mund të punojnë së bashku për migrimin e parregullt”.

Komentet e Keir vijnë pasi anuloi marrëveshjen e diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, e cila ishte nënshkruar nga qeveria e mëparshme konservatore me një kosto prej 700 milion paund për tatimpaguesit.

Ndërkohë plani italian që përfshin hapjen e dy kampeve në Shqipëri dhe strehimin e 3 mijë emigrantëve është kritikuar, ndërsa Qeveria e Melonit ka reduktuar në mënyrë dramatike numrin e njerëzve që vijnë nëpër Mesdhe në Itali nga Afrika e Veriut, shkruajnë mediat në Britani.

Italia dhe Shqipëria arritën paktin pesëvjeçar. Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të strehojë emigrantë që do të shpëtohen në det, teksa Italia me procedurë të përshpejtuar do të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil.

Dy qendrat ku do të vendosen emigrantët është dashur të funksionalizohen këtë javë, por për shkak të vonesave në ndërtim, hapja e tyre është shtyrë.

Dy qendrat, që do të financohen dhe menaxhohen nga Italia, mund të akomodojnë deri në 3.000 migrantë që do të vijnë nga Italia përmes detit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH