BE

“Anëtarësimi në BE është në rrezik”/ Paralajmëron Borrell: Për Gjeorgjinë...

Shkruar nga Liberale

“Anëtarësimi në BE është në rrezik”/

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell paralajmëroi se “anëtarësimi në BE është në rrezik” për Gjeorgjinë, ku ka hyrë në fuqi ligji i diskutueshëm i “transparencës së ndikimit të huaj”.

Borrell dha deklarata për zhvillimet më të fundit në Gjeorgji përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së të mbajtur në Luksemburg. “Zhvillimet e fundit, përfshirë hyrjen në fuqi të ligjit të ‘transparencës së ndikimit të huaj’, i cili shkaktoi polemika në Gjeorgji, do të diskutohen në takim”, tha Borrell duke shtuar se vazhdimi i politikave të qeverisë gjeorgjiane në këtë drejtim mund të ketë pasoja serioze.

“Një gjë është e qartë, dera është e hapur për anëtarësimin e Gjeorgjisë. Por, nëse qeveria vazhdon në të njëjtën rrugë dhe vazhdon të bëjë atë që po bën, kjo derë do të mbyllet dhe populli gjeorgjian do të vuajë pasojat. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, dera e BE-së nuk do të jetë e hapur”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH