BE

A kishte femra luftëtare në mesjetë? Kishit dëgjuar më parë për "Urdhrin e Sëpatës"?!

Shkruar nga Laert MIRAKU

A kishte femra luftëtare në mesjetë? Kishit dëgjuar më

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert MIRAKU

Burimet historike dhe ikonografike dëshmojnë se nga shek 5-të deri në mesin e shekullit të 15-të, shumë gra u bënë pjesë e betejave. Madje ato shkuan edhe në kryqëzata.

Nga fillimi deri në fund të Mesjetës (d.m.th. nga shekulli i 5-të deri në mesin e shekullit të 15-të), shembujt e kalorësve femra janë të panumërt, siç dëshmohet nga një sasi e madhe burimesh historike dhe ikonografike, si dhe disa varrime të grave me armët e tyre ndoshta të përdorura në betejë.

Vikingët madje kishin një term për të treguar një luftëtare femër. Ndër më të famshmet është Lagertha, gruaja e parë e Ragnar Lothrok, mbretit të Suedisë dhe Danimarkës, i cili shtriu sundimin e tij edhe mbi Norvegjinë.

GRATË NË KRYQËZAT Në Europë nuk mungonin kalorëset femra, aq sa sfidonin edhe burrat në turne. Për t'i dhënë fund këtij fenomeni dhe pjesëmarrjes së madhe të grave në kryqëzatat e para , Papa Klementi III nxori një "dekret" (urdhëresë) në vitin 1189 që i ndalonte gratë të vishnin veshje për burra dhe të luftonin.

Histriaria na ka mësuar se ky urdhër nuk u zbatua sepse prania e kalorësve femra në kryqëzatat e mëvonshme është vërtetuar historikisht. Për më tepër, vetëm disa dekada më parë, në vitin 1149, konti i Barcelonës Raymond Berengar IV kishte themeluar një urdhër kalorësiak të hapur vetëm për gratë, Urdhrin e Sëpatës (Orden del Hacha) për të nderuar gratë që kishin mbrojtur trimërisht qytetin katalanas.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH