Bota

BE-OKB: Izraeli duhet të sanksionohet, ky tmerr duhet të marrë fund

Shkruar nga Liberale

BE-OKB: Izraeli duhet të sanksionohet, ky tmerr duhet të marrë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë angazhuar për herë të parë në një diskutim "domethënës" mbi sanksionet kundër Izraelit nëse ai nuk respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare. Kështu raporton revista prestigjioze Politico.

"Kishte një konsensus shumë të qartë për nevojën për të mbështetur institucionet ligjore humanitare ndërkombëtare", tha Ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vendimin e saj thekson se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, dhe të hapë pikën kufitare Rafah për hyrjen e ndihmave humanitare. Por ky arsyetim nuk u mor parasysh nga kryeministri i shtetit hebre, Benjamin Netanyahu, i cili u zotua që të vazhdojë deri në fund luftën kundër Hamasit dhe elementëve të tij.

Poll
SHQIPENGLISH