Bota

Arrestohet zëvendësministri i Energjisë në Ukrainë, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Arrestohet zëvendësministri i Energjisë në Ukrainë, ja

Zëvendësministri në ministrinë e Energjisë në Ukrainë është arrestuar pas akuzave për korrupsion pasiv, njoftuan autoritetet.

Arrestimi vjen pas një sërë skandalesh që janë zbuluar në nivelet drejtuese në Ukrainë, e cila ka shtuar përpjekjet për të luftuar korrupsionin, me qëllimin për t’u bashkuar me BE-së.c

Sipas autoriteteve hetimore, personi i arrestuar, Oleksandr Hailo, kërkonte ryshfet nga kompanitë minerare të Ukrainës perëndimore, të cilat kërkonin të siguronin transportin e materialeve në minierat e Ukrainës lindore pranë vijës së frontit.

I dyshuari dhe tre bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar menjëherë. Ata përballen me deri në 12 vjet burg dhe konfiskim të pasurive të tyre, sipas shërbimeve të sigurisë ukrainase.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH