Një valë masive përmbytjeje që po lëviz nëpër Evropën Qendrore po kërcënon zona të reja dhe po ngjall shqetësime tek qytetarët dhe autoritetet.
Kjo valë përmbytjesh bëri gjithashtu bëri që Kryetarja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen të planifikonte një vizitë në rajon të enjten.
Shirat e dendur shkaktuan gjithashtu përmbytje dhe evakuim të rreth 1000 banorëve në rajonin verior italian të Emilia-Romagna.
Numri i të vdekurve po rritej në Evropën Qendrore, teksa ujërat në rënie po zbulonin shkallën e madhe të shkatërrimit të shkaktuar nga shirat jashtëzakonisht të dendur që filluan një javë më parë.
Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan tha se numri i të vdekurve arriti në pesë në Republikën Çeke verilindore të prekur ndjeshëm nga përmbytjet, të cilat lanë pas edhe 8 të zhdukur. Kjo e çon numrin e të vdekurve deri më tani në 24 në rajon.
Autoritetet kanë raportuar gjithashtu shtatë vdekje, në Poloni, Rumani dhe pesë në Austri.