Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar me 14 vite burg për çështje korrupsioni.
Ky është dënimi më i gjatë me burg që mori ish-kriketisti, i cili më vonë u bë kryeministri i 19-të i Pakistanit nga gushti 2018 deri në prill 2022.
Khan është përballur me shumë akuza të ngritura kundër tij në mbi 100 raste, duke filluar që nga nxjerrja e sekreteve të shtetit, deri te shitja e dhuratave që i përkisnin shtetit.
Autoritetet pakistaneze thanë se kishin parë skandale të mëdha financiare në të shkuarën nga ish-udhëheqës, por rasti i fundit me ish-kryeministrin Khan u cilësua si skandali më i madh që ka parë ndonjëherë vendi.
Sipas autoriteteve Khan dhe bashkëshortja e tij, Bushra Bibi morën një parcelë toke si ryshfet nga një manjat i pasurive të patundshme, përmes Al-Qadir Trust, gjatë kohës që ish-kryeministri ishte në detyrë.
"I akuzuari Imran Ahmad Khan Niazi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të korrupsionit”, thuhet në urdhrin e nxjerrë nga gjykata.
Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij u shpall fajtore për bashkëpunimin në krim, nxitjen dhe mbështetjen që i dha burrit të saj.
“Khan përdori 190 milion £ (232 milion dollarë) të që i përkisnin shtetit, për të paguar gjobat gjyqësore të manjatit,”-thanë hetuesit.