Bota

AKSIDENT TRAGJIK/ Autobusi me pasagjerë bie në luginë, vdesin 20 persona

Shkruar nga Liberale

AKSIDENT TRAGJIK/ Autobusi me pasagjerë bie në luginë, vdesin 20

Të paktën 20 persona humbën jetën në një aksident rrugor në veri të Pakistanit sot, pasi rrëzimit të autobusit në një luginë. Autobusi po udhëtonte nga Raëalpindi, pranë kryeqytetit Islamabad, dhe Gilgit.

“Njëzet persona u vranë dhe 21 u plagosën në aksident”, tha për AFP Azmat Shah, një oficer i policisë lokale.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit në një kthesë dhe ra në grykën e lumit Indus. Nga të plagosurit, pesë janë në gjendje kritike.

Aksidentet rrugore fatale janë një dukuri e zakonshme në Pakistan, ku shoferët rrallë i binden rregulla të trafikut dhe rrugët në shumë zona rurale janë në gjendje të keqe.

Poll
SHQIPENGLISH