Bota

Ajo e pyeti të dashurin me sa gra kishte fjetur, përgjigjia gati sa i kushtoi atij jetën

Shkruar nga Liberale

Ajo e pyeti të dashurin me sa gra kishte fjetur, përgjigjia gati sa i

Historia e çuditshme është regjistruar në Filipine, dhe ka ndodhur pas një takimi romantik në një kafene.

Çifti po kënaqej deri në momentin kur i riu u pyet me sa vajza kishte fjetur. Ai tha hapur se ishin 50, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.

Vajza fillimisht qëndroi e qetë pasi mësoi për listën e gjatë të ish-eve, më pas u zemërua, raporton dailystar.

Ajo rrëmbeu një palë gërshërë nga mbeturinat dhe ia nguli në ijë njeriut fatkeq.

Kalimtarët e habitur e gjetën të riun të mbuluar me gjak dhe menjëherë lajmëruan policinë.

“Aty pranë ishte një oficer të policisë, i cili ishte i pari që erdhi në ndihmë. Në një periudhë të shkurtër kohore ne gjurmuam sulmuesin”, tha kapiteni Anthony Abundo.

Një ambulancë arriti në vendngjarje dhe ndihmësmjeku Hugo Cruz tha se viktima kishte “dhimbje ekstreme”.

“Ai humbi shumë gjak, por ishte i vetëdijshëm. Mjekët ia qepën plagën”, shtoi ai.

Djali u dërgua në spital, ku po shërohet nga plagët e rënda. Vajza nuk ka pranuar të jep deklaratë për ngjarjen dhe hetimet janë ende në vijim.

 

Poll
SHQIPENGLISH