Bota

Besonte se nuk kishte fëmijë, 62-vjeçari mëson se është 37 herë baba

Shkruar nga Liberale

Besonte se nuk kishte fëmijë, 62-vjeçari mëson se

 

Një burrë që mendonte se nuk kishte familje u habit kur mësoi se kishte 37 fëmijë.


Peter Ellenstein, 62 vjeç, ishte dhurues sperme në vitet 1980 dhe ‘90 ndërsa përpiqej të mblidhte para për të krijuar një kompani teatri në SHBA.

Pasi bëri depozitat në bankën lokale të spermës, Peter nuk mendoi më për të, derisa i erdhi një mesazh në Facebook në tetor 2017 nga një prej fëmijëve të tij biologjikë.

Peter, i cili jeton në Kaliforni, tha: “Ishte nga një grua e re e quajtur Rachel White dhe që nga momenti që e lexova, më ndryshoi jetën përgjithmonë. Thoshte se po më shkruante në rrethana të çuditshme, por ajo besonte se unë mund të isha babai i saj biologjik. Isha aq i tronditur sa më ra si rrufe, ia dërgova edhe një miku i cili as nuk mund ta besonte. I dërgova mesazh gruas sime asokohe dhe vëllezërve e motrave të cilët mendonin nëse mund të ishte mashtrim”.

Besonte se nuk kishte fëmijë, 62-vjeçari mëson se

“Tre javë më vonë u takova përsëri me Rachel dhe ajo kishte një listë me 11 fëmijë të tjerë që kishte gjetur”, shton Peter.

Që atëherë, me ndihmën e Rachel, Peter tani ka raporte me 36 nga 37 fëmijët që kanë lindur si rezultat i dhurimeve të tij. Ai është takuar nga afër me 34 prej tyre.

Besonte se nuk kishte fëmijë, 62-vjeçari mëson se

 

Tani Peter thotë se takimi me fëmijët e tij biologjikë është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë. Ai shkon rregullisht në darkat e tyre familjare, ka marrë pjesë në disa nga dasmat e tyre dhe madje ka bërë një udhëtim 3-javor në Europë me një prej djemve të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH