Bota

Sulm me thikë në Gjermani gjatë ndeshjes së Evropianit, policia vret agresorin që la të plagosur disa persona

Shkruar nga Liberale
Sulm me thikë në Gjermani gjatë ndeshjes së Evropianit,

Një burrë ka sulmuar me thikë tre persona në qytetin e vogël të Wolmirstedtit në Gjermani, para se policia ta vriste, kanë njoftuar autoritetet gjermane të shtunën.

Tre personat e plagosur janë në gjendje të rëndë.

Prokuroria shtetërore nga qyteti i Magdeburgut ka thënë se sulmuesi fillimisht ka sulmuar një të ri dhe më pas ka sulmuar persona të tjerë teksa kalonte pranë një shtëpie ku kishte festë me rastin e fillimit të Evropianit.

“Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi. Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin”, thuhet në deklaratë, siç raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Poll
SHQIPENGLISH