Bota

Tërmeti lëkund Greqinë, ja magnituda dhe epiqendra

Shkruar nga Liberale

Tërmeti lëkund Greqinë, ja magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka lëkundur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje. Mediat në Greqi raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte në Samos.

Thellësia e lëkundjes sizmike vlerësohet se ishte 10 kilometra. Nuk ka raportime për dëme materiale, apo të lënduar.

Greqia është nje vend me aktivitet të lartë sizmik, për shkak të vendodhjes gjeografike dhe pllakat tektonike në tokën e vendit fqinj. Tërmete të tilla janë të shpeshta në Greqi./vizionplus.tv/

Poll
SHQIPENGLISH