Bota

DETAJE nga sulmi në Minnesota, kush është “polici i maskuar” që vrau kongresmenen dhe burrin e saj

Shkruar nga Liberale.al

DETAJE nga sulmi në Minnesota, kush është “polici i

Shtetet e Bashkuara u tronditën të shtunën pas një akti të rëndë dhune në Minnesota, ku dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në dy sulme të ndara.

Autori i dyshuar është Vance Luther Boelter, 57 vjeç, ish-drejtor i një kompanie sigurie dhe me trajnim ushtarak. Ai ishte maskuar si polic kur kreu sulmet.

Fillimisht, Boelter sulmoi shtëpinë e senatorit John Hoffman, duke e plagosur atë dhe bashkëshorten e tij, Yvette. Më pas, shkoi në shtëpinë e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Minnesota-s, Melissa Hortman, ku vrau atë dhe bashkëshortin e saj, Mark.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në të gjithë vendin. Presidenti Donald Trump e dënoi sulmin përmes një deklarate, duke e quajtur “të tmerrshëm dhe të papranueshëm”.

Trump tha se Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-ja janë duke hetuar dhe se autori do të përballet me ndëshkimin më të ashpër që lejon ligji. “Zoti i bekoftë njerëzit e Minnesotës”, përfundoi ai.

Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë arsyet që çuan në këtë akt tragjik.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH