Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Tokion dhe zonat përreth, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), një ditë pasi qeveria lëshoi paralajmërimin e parë të saj për një tërmet të fuqishëm në brigjet e saj në Oqeanin Paqësor.
Sipas JMA, epiqendra e tërmetit ishte në prefekturën Kanagawa në Japoninë lindore.
Qeveria lëshoi një paralajmërim për një tërmet të fortë në kryeqytet dhe në prefekturat Kanagawa, Saitama, Yamanashi dhe Shizuoka, pa paralajmërim për cunami.