Aktualitet

Borrell, takim me Kurtin: Pse ka rëndësi normalizimi i raporteve me Serbinë

Shkruar nga Liberale
Borrell, takim me Kurtin: Pse ka rëndësi normalizimi i raporteve me

Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së të shtunën, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka kërkuar normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ka thënë zyrtari i lartë ti BE-së.

“U takova me Kurtin në #MSC2023 për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për takim në nivel të lartë më 27 shkurt”, ka shkruar Borrell në Tëitter pas takimit me Kurtin.

Në një njoftim të Qeverisë është thënë në takimin e Kurtit me Borrellin, por edhe me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është diskutuar për “procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia” dhe për “takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH