Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell i ka drejtuar një mesazh Bullgarisë sa i përket vetos për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE-së.
Ai është shprehur se, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin menjëherë.
“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”, tha Borrell, sipas “Tgcom24”.
Kujtojmë se, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi lajmëroi dje, që qeveria bullgare do të rishqyrtojë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se, kryeministri Edi Rama ka deklaruar, që Shqipëria do të ecë së bashku me Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit në BE, duke nënkuptuar dëshirën që vendet të mos ndahen në rast se Shkupi bllokohet sërish me veto nga Sofia. /Liberale.al