Globi

Boris Johnson vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s

Shkruar nga Liberale
Boris Johnson vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s

Ashtu sic edhe kishte paralajmëruar, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për t’iu rikthyer jetës normale.

"Sapo mora dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve të mrekullueshëm, stafit të NHS dhe vullnetarëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Marrja e vaksinës është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’u kthyer në jetën që na mungon aq shumë. Le ta bëjmë“, shprehet Boris Johnson.

Kujtojmë që vaksina AstraZeneca ka shkaktuar debat në Europë dhe disa vende e pezulluan vaksinimin, pas problemeve të shfaqura. Por vendimi i së enjtes nga Agjencia Europaine e Barnave, e cila e shpalli vaksinën të sigurtë dhe efektive, bëri qv tëniste vaksinimi në vendet e pezullura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH