Aktualitet

Borell: Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE-së

Shkruar nga Liberale
Borell: Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të

Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borell, teksa foli në Konferencën e parë Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel u shpreh se, Shqipëria i duhet Bashkimit Europain.

“Bashkëpunimi që keni në OKB reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur dhe e dimë që kjo vjen e një çmim të lartë. Ju keni harmonizimin me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE dhe ky nuk është vetëm një këndvështrim politik. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona janë në bazë të vlerave dhe parimeve që kemi. Shqipëria duhet të mbështet nga BE për tu përballur nga ndikime të vendeve të treta. E dimë se sa e vështirë ka qenë që ju të përballeni me pasojat e luftës për çmimet dhe për shkak të luftës. Javën e kaluar pamë një veprim për tu përballur me këtë rrezik me të gjithë Ballkanin Perëndimor veçanërisht ata që janë afër nesh sa I përket politikës së jashtme. Shqipëria ke qenë edhe në një marrëdhënie të kompleksuar lidhur me dialogun Prishtinë -Beograd, por gjithashtu ka qenë edhe një fqinjësi e mirë. Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE, bashkë do të jemi më të fortë”, tha Borell.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, atë maqedonas Dimitar Kovačevski, si dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, mëngjesin e sotëm, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kam hapur negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur. Ky është suksesi juaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona. Keni zbatuar shtetin ligjor, kemi një shoqëri civile aktive dhe një media të lirë. Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime sepse këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si komision ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas konferencës Ndërqeveritare sot, komisioni do të fillojë punën sot dhe shqyrtimi i Acquis Communitaire do të jetë hapi i parë. Pika e dytë është që ne do të vijojmë të jemi më afër në fusha kyçe. Shqipëria do të bashkohet për Mbrojtjen Civile Evropiane”, tha Von der Leyen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH