Aktualitet

Borell: Ballkani Perëndimor, prioritet kyç për BE-në

Shkruar nga Liberale
Borell: Ballkani Perëndimor, prioritet kyç për BE-në

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka informuar se ka pritur gjatë ditës së sotme, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Borell shprehet se ky ishte një takim informal me liderët e Ballkanit.

“Sot kam pritur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është një takim informal me liderët e Ballkanit”, tha Borell.

Numri një i diplomacisë së BE-së shtoii se takimi na jep mundësinë, që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH