Aktualitet

Bordi mblidhet natën, ndryshon çmimi i naftës

Shkruar nga Liberale
Bordi mblidhet natën, ndryshon çmimi i naftës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Nga nesër, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër nga 21 që ishte, duke u ulur me 5 lekë, ndërkohë një litër benzinë do të shitet me 191 lekë nga 194 që ishte, dhe çmimi i gazit nuk ndryshon; do të vazhdojë të shitet me 71 lekë për litër.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH