Aktualitet

Bordi cakton çmimet, nafta ulet me 5 lekë për litër

Shkruar nga Liberale
Bordi cakton çmimet, nafta ulet me 5 lekë për litër

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Tetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit. Nga 245 lekë për litër që ishte nafta do të shitet duke filluar nga dita e sotme me 240 lekë për litër.

Benzina nga dita e sotme do të shitet 203 lekë/litri, kurse gazi 78 lekë/litri.

"Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 11.10.2022, kemi ulje të  çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit datë 07.10.2022, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është ulur 866 (- 30  nga data 06.10. 2022), $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është ulur ne 1109 (- 53 nga data 06.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 120.64 ( + 1.73 nga data 06.10.2022", argumentoi Bordi i Transparencës pas publikimit të çmimeve.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH