Aktualitet

Bordet e Tregut të Punës në UET, pse funksionoi risia e 15 viteve

Shkruar nga Liberale

Përshtatja e vazhdueshme me kërkesat e reja të tregut të punës në kurrikula studimore vjen edhe nga bashkëpunimi që UET ka me profesionistë të suksesshëm, anëtarë të Bordeve të Tregut të Punës, një ide pioniere e UET që tashmë funksionon prej afro 15 vitesh.

UET si “Universitet i Bisnesit” ka marë nisma të ndryshme për të lidhur sa më afër studentin me tregun e punës. Në dekadën e dytë Universiteti Europian vjen me pesë fakultete dhe kjo gjë vjen me një risi ku organizimi i Bordit të Tregut të Punës është pjesa kryesore në këtë dekadë të dytë. Në forumin e UET kishte 10 të ftuar të cilët prekën më nga afër mund   ësinë e lidhjes me tregun e punës duke i ofruar studentëve të UET një mundësi të artë.

Universitetet që kur janë krijuar kanë patur 3 detyra kryesore; të grumbullojë dije, të jenë qendra informacioni sa më të mira dhe të prodhojnë dijen nëpërmjet punës kërkimore shkencore dhe ta transmetojnë atë. Por tashmë ka 3 dekada që universiteteve iu është shtuar një detyrë e katërt e rëndësishme; universitetet duhet edhe të profesionalizojnë. Sipash shumë studiusve të arsimit të lartë, tashmë nuk mjafton të kultivohen vetëm qytetarë të kultivuar, të formuar me dije, por këta qytetarë duhet t’i profesionalizosh dhe që të bëhet e mundur kjo universiteti duhet të jetë i lidhur me tregun e punës, me korporatat. Pra, universiteti shihet si investim për t’u bërë një profesionist.

Bota akademike sot, e di fort mirë se studentët nuk mjafton t’i pajisë vetëm me njohuri teorike, sidomos në një treg pune dinamik, që çdo ditë krijon hapësira të reja si pasqyrim i zhvillimeve teknologjike. Duke patur në fokus ofrimin e programeve të studimit që janë afër kërkesave të tregut, me qëllim që të diplomuarit të jenë të aftë dhe të përgatitur për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe të papriturat që rezervon rrugëtimi i tyre profesional.

Përshtatja e vazhdueshme me kërkesat e reja të tregut të punës në kurrikula studimore vjen edhe nga bashkëpunimi që UET ka me profesionistë të suksesshëm, anëtarë të Bordeve të Tregut të Punës, një ide pioniere e UET që tashmë funksionon prej afro 15 vitesh. Bordet janë të atashuar pranë çdo departamenti dhe përbëhen nga 11 anëtarë, të cilët janë ish-studentët të UET. Bordet e tregut të punës janë një pikë kontakti për punësimin, praktikat profesionale dhe internshipet.

Junida Katroshi Departamenti i Financës dhe Ekonomiksit

“Ka shumë nevojë në sektorin bankar për individ të përgatitur mirë ne fushën e IT, ekonomisë dhe financës. Në këtë kohë është paksa e vështirë ti drejtohesh tregut të punës për shkak të dixhitalizimit dhe teknologjisë e cila po bëhët një mjet  i fuqishëm për të gjitha institucionet por unë  dua të them se institucioni tek i cili bëj pjesë unë Shoqata e Bankave është i hapur për bashkpunim. Më vjen mirë që jam sërisht e angazhuar në këtë lloj aktiviteti të rëndësishëm për UET. Duke qënë se është krijuar ideja duam apo sduam që shkolla është teorike dhe kjo ide për mua është e vërtetë, unë sugjeroj ti japim një rëndësi më të madhe praktikës me shëmbuj konkret se si bëhët bankingu sot në Shqipëri. Kjo gjë e bën studentin më të sigurtë për të aplikuar dhe në momentin final të jetë i aftë dhe i sigurt për punën që ka zgjedhur të bëj. Sektori është i hapur për bashkpunim, më thoni kush janë hapat dhe do bëjmë dicka”.

Lefter Roko-Departament i Menaxhimit dhe Marketingut

“Është kënaqësi që jam pjes e Bordit të Tregut të Punës në UET. Sugjerimi im i parë për studentët është trajnimi për të përgatitur veten. Dëshira ime për të kontribuar nëpër universitete dhe sidomos në Universitetin Europian të Tiranës është shumë e madhe dhe e vlerësoj interesin e sinqertë të UET për të bërë dicka për studentët. Ka ardhur koha që idetë tona të behen konkrete. Ajo që do të doja unë është që universiteti të bazohet më shumë tek praktika dhe trajnimi. Duhet tja fillojmë nga fillimi nga kjo pjesë sepse UET e ka të gjithë probabilitetin për të bashkpunuar me korporata të ndryshme duke i përgatitur sa më mirë studentët për tregun e punës. Ne mund të bashkpunojmë me shumë lektorë të huaj duke organizuar seminare online për ata që janë të interesuar të specializohen më tepër. Dua të theksoj edhe njëherë, kushtojini rëndësi trajnimeve. Ne jemi këtu për të kontribuar”.

Rabjana Llanaj – Departamenti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

“Jam e lumtur që ndodhem këtu sot për të bashkpunuar me Universitetin Europian te Tiranës sepse jam studente e plotë në të treja ciklet e studimit dhe jam e sigurt që mundemi ti japim një ndihmë të madhe këtij universiteti sepse përbëhemi nga një staf i specializuar. Praktika ime e parë ka qenë shume speciale dhe e bukur dhe nëpërmjet asaj praktike kam mundur tia dal të jem e zonja në punët që kam bërë. Nëse flas për korporatën ku unë punoj ne përbëhemi nga shume drejtori prandaj mund ti japim UET një ndihmë të madhe. Realisht e kam menduar vërtetë këtë mundësi për të bashkpunuar duke sjellur drejtoritë tona në të gjitha fakultetet sepse përbëhemi nga individë të ciët janë të specializuar njëkohësisht të studiuar jashtë. Unë them se praktika është vërtetë shumë e rëndësishme por edhe teoria nuk mund të mbetet pas. Unë kam menduar që në fund të ciklit Bachelor praktika të jetë një lëndë e vecantë që i prek nga pak të gjitha lëndët që janë prekur për tre vite”.

Erlis Hoxha- Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara

“Universitetin Europian të Tiranës e konsideroj universitetin më serioz. Lidhja ime me UET është shumë e ngushtë si student. E zgjodha këtë universitet sepse UET është universiteti më avangar i cili jep kontributin e vet drejt për drejt duke gjeneruar ide dhe kjo sigurisht bëhet duke i dhënë mundësinë studentëve të vet në vazhdim. Meqënëse punoj në Bashkinë e Tiranës kontributi që mund të jap unë është i fokusuar tek praktikat e studentëve në bashki. Një alternativë tjetër që i kam kërkuar Kryetarit të Bashkisë ti konsiderojë të gjitha universitetet si një mundësi bashkpunimi drejt për drejt. Shpresoj që ky bashkpunim të jetë sa më i frytshëm për të dyja palët”.

Ermal Telhai- Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit

“Faleminderit për ftesën, jam vërtetë i lumtur që ndodhem në UET sot. Aktualisht shërbej në kabinetin e Ministrisë së Turizmit si këshilltar i ministrit. Kudo që kam shkuar kam gjetur pjesë të UET dhe për këtë ndihem mirë dhe padyshim krenar. Universiteti Europian i Tiranës ka një të mirë të madhe që mua personalisht gjithmonë më ka pëlqyer, të lë të flasësh edhe nëse mendon dicka ndryshe. Që prej vitit 2011 kam qenë pjesë e UET dhe nuk jam shkëputur asnjëherë. Dua të inkurajoj cdo njeri që është pjesë e UET që të kontaktoj me cdo kënd që e lidh me një diplomim apo dicka tjetër. Ne duhet të sjellim praktikat më të mira prandaj unë sa herë që kam patur mundësi dhe kam qenë i ftuar në Bordin e Tregut të Punës kam shprehur mendimet dhe sugjerimet e mia. Ne jemi një shoqëri e cila ka kontribuar dhe vazhdon ta bëj këtë gjë tek arsimi dhe kjo është një gjë e mirë. Do të doja të forconim lidhjet me media të ndryshme duke qenë se i përkasim një departamenti aq të rëndësishëm si komunikimi. Do ta ccmoja shumë ti kushtonim rëndësi inovacionit  dhe sfida jonë e madhe është ti përshtatemi dhe teknologjisë dhe të bëjmë një Netëork sa më të fuqishëm”.

Marsida Shehi-Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve

“Une jam mësuese e lëndës së Psikologjisë në një nga gjimnazet më të mira “Sami Frashëri” dhe kemi patur gjithmonë bashkpunime të suksesshme me UET. Mësuesi është pika kryesore që lidh nxënësin me dijen duke i drejtuar drejt një karriere. Universiteti Europian i Tiranës gjithmonë i ka mbështetur studentët dhe vërtet e ka bërë këtë. Ajo cfarë unë kërkoj dhe sugjeroj përvec bashkpunimit që ka pasur me stafin tonë dhe nxënësit për UET është trajnimi me mësues dhe drejtues duke i përgatitur me metoda të reja studimi. Besoj se edhe këtë vit lidhja jonë do të jetë e suksesshme”.

Greis Petroviq- Departamenti i Arteve të Aplikuara

“Universiteti Europian i Tiranës është një nga universitetet prestigjoze në Tiranë. UET më ndryshoi mendimin që kisha pëe shkollat private. Kam qenë studente e UET dhe jam shumë e lumtur që sot i përkas Bordit të Tregut të Punës. Megjithëse nuk është hera e parë që dal para një salle si kjo por dua të them se kam emocione. Biznesin tim Greis Models e kam nisur nga pasioni që kam për modën dhe për të bukërën. Unë i ofroj Universitetit Europian të Tiranës ndihmën dhe bashkpunimin tim të plotë. Është shumë bukur kur pasioni kthehet në profesion. Ajo cfarë kompania i jep mundësi studentëve është praktika në ambjentet e Kompanisë Greis Models, prandaj i ftoj të gjithë ata studentë të cilët kanë mbaruar menaxhim, komunikim pse jo dhe fushës së artit, të vinë të kryejnë atë që unë e quaj shumë të rëndësishme, praktikën”.

Paulin Kodra-Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë

Është kënaqësi të jem në UET si gjithmonë,kam qenë i angazhuar duke bërë një master në UET dhe tani bashkpunoj me UET si pedagog i jashtëm dhe jam pjesë e Bordit të Tregut të Punës. Duke qenë se i përkas fushes së IT mendoj se universiteti duhet të jetë gjithmonë i përgatitur i ndryshimeve teknologjike. Fusha jonë është shumë dinamike prandaj departamenti ynë duhet të bashkpunojë sa më shumë me prurje të reja. Universiteti duhet ti paraprijë ndryshimeve teknologjike dhe jo të presi të ndodh dicka. Do jem një ndihmë e madhe për studentët duke i sugjeruar një përshtatje me teknologjinë duke të qenë sa më shumë të përgatitur në fushen e IT”.

Steljan Buzo- Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë

“Prej dy vitesh kam privilegjin të jem pedagog i Departamentit të Infermierisë në UET. Ky është një fakultet i hapur rishtazi në UET, një fakultet që përgatit infermierë të imazherisë, fizioterapisë në nivelin Bachelor dhe Master. Këto janë degë të cilat kanë akses në tregun e punës. Tregu i punës ka nevojë për këtë departament dhe ne kemi nevojë për njerëz me bagazh të shëndosh. Ndërtimi, reabilitimi nga qëndrat shëndetësore dhe klinikat private nxjerin nevojën për të marë infermierë, teknik laboratori dhe kështu me radhë. Unë jam i mendimit që duhet të vendoset një ekuilibër dinamik midis programeve klasike të përgatitjes të këtyre teknikëve të ardhshëm. Një sugjerim tjetër i imi është përgatitja me metodat e teknologjisë së re ku mund të bëjnë të mundur zhvillimin e prakikës së tyre. Nga përvoja ime modeste kam konstatuar që tregu në të gjitha aspektet e veta ka nevojë për njerëz që kanë nje begraund të shëndoshë teorik por që te njohi praktikën dhe teknologjinë bashkëkohore. Kjo gjë do punë natyrisht por unë mendoj se institucionet përkatëse janë të gatshëm të bashkpunojnë”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH