Showbiz

Bora Zemani shkëlqeu në “Dancing With the Stars”, fansat kapin detajin që e lidh me Luana Vjollcën

Shkruar nga Liberale

Bora Zemani u rikthye mbrëmë në ekran me spektaklin “Dancing With the Stars”. Hapja u bë me një performancë nga balerinët, pjesë e së cilës ishte dhe ajo vetë. Bora iu rikthye kështu pasionit të vjetër, shumë kohë pasi e kishte lënë pas dore, për t'u fokusuar në moderim.

Ky moment nuk iu ka shpëtuar ndjekësve, të cilët kanë e kanë krahasuar ish moderatoren e Top Channel, Luana Vjollca, e cila së shpejti pritet të nisë një emision në Tv Klan.

Fansat kanë shpërndarë një video nga performanca e saj në emisionin "Shiko kush Luan", ku duket një ngjashmëri në veshje mes moderatorëve.

Zemani e përdori fustanin vetëm për performancën e kërcimit, pasi më pas veshi një fustan të gjatë të zi, që për hir të vërtetës e nxirrte mjaft elegante./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH