Showbiz

Bora Zemani infektohet me koronavirus, ja kush e zë vendin e saj

Shkruar nga Liberale

Bora Zemani është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur Arjan Konomi, i cili u shpreh se Bora nuk do të jetë e pranishme për disa ditë në programin “Për’puthen” dhe i uroi shërim të shpejtë.

Edhe autorja e emisionit Olsa Muhameti ka publikuar këtë pjesë në Instagram dhe ka shkruar: “Na mori malli që sot. Të shkuara!”.

“Unë do çmallem çdo ditë duke ju ndjekur në televizion”, i është përgjigjur Bora.

Mirëpo çfarë do të ndodhë me rolin e moderatores? Ditën e sotme vendin e saj e zuri, Ana Kauri. Madje Arjan Konomi e ngacmoi duke e pyetur se si i duken djemtë nga syri i moderatores. Ajo u shpreh se i duken të strukur, ndërkohë që provën si moderatorë e kaloi shumë mirë, duke qenë se kjo ishte eksperienca e saj e parë në këtë pozicion.

Mirëpo Ana nuk do të jetë e vetmja që do të marrë rolin e prezantueses këto ditë, sepse edhe vajzat do të marrin drejtimin në ditët në vazhdim. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që secila prej tyre të provojë veten përtej pozicionit të konkurrentes nga karrigia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH