Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja Bora Zemani është larguar nga emisioni “Treshat”. Me nisjen e sezonit të ri televiziv, atë do ta shohim në “Top Channel”, në rubrikën “Përputhen”.
Pas largimit të saj, të githë janë bërë kuriozë se ç’do të ndodhë me “Treshat”. Për këtë ka folur së fundmi Romeo Veshaj. Në një intervistë për “Revista Who”, ai ka bërë të ditur se së bashku me Donaldin po bëhen gati për sezonin e ri, i cili premton shumë surpriza.
“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe surpriza këtë sezon të ri“, tha Romeo.