Showbiz

"Bora është në pritje të ëmbël", parashikuesja zbulon gjininë e bebit

Shkruar nga Liberale

Mesa duket, historia e Bora Zemanit do të mbetet gjithmonë në vëmendje të mediave dhe gjithçka që bën apo thotë jo do të kthehet në lajm.

Pas historisë së famshme me Donald Veshajn, ndarjes dhe bashkimit mes tyre, rrjetet sociale janë duke gjurmuar çdo veprim apo lëvizje që ata bëjnë.

Irini Kakacaj, parashikuesja që gjatë kohës së “Big Brother VIP”, parashikoi se Bora Zemani do të bashkohej me Donald Veshajn, tashmë ka zbuluar diçka të re, më surprizuese dhe të bukur njëkohësisht. Sigurisht nëse parashikimi rezulton i vërtetë.

Ditën e sotme ajo deklaroi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Madje Kakacaj shkoi edhe më tej, duke deklaruar se mund të jetë djalë.

Kujtojmë që pas projekti me "Përputhen", Zemani ka marrë drejtimin e programit të ri në Top Channel, "Dancing with the Stars", ku është pritur mjaft mirë dhe me komente pozitive./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH