Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sa do të jetë bonusi i bebes për 36 mijë të porsalindurit e këtij viti.
Sipas kreut të qeverisë për fëmijën e parë 40 mijë lekë të reja, për të dytin 80 mijë dhe për të tretin 120 mijë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin e mirë se bonusi i bebes (40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për 👼🏻👼🏻dhe 120,000 lekë për 👼🏻👼🏻👼🏻) u ka shkuar prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve këtë vit, ju uroj një javë të mbarë 🙏”, shkruan Rama. /Liberale.al