Globi

Bombat atomike, gjenerali italian: Një kërcënim konkret, 100 kulla binjake janë në rrezik

Shkruar nga Liberale
Bombat atomike, gjenerali italian: Një kërcënim konkret, 100

Leonardo Tricarico, ish-Shef i Shtabit të Forcave Ajrore dhe këshilltar ushtarak i tre kryeministrave, sheh më të zezën nga sjellja e fundit e Vladimir Putin. “Nga kërcënimet fillestare te gatishmëria maksimale e armëve bërthamore, Putini ka arritur në një perspektivë të qartë të një kërcënimi që po shfaqet: përdorimi i armës taktike nëse sulmohet territori rus, duke përfshirë 4 rajonet e reja të aneksuara nga Ukraina.” AI thotë se janë 100 kulla binjake, si ato në SHBA, që mund të bien pre e sulmeve të Putin, ndaj Perëndimit. Një shenjë u dha me shpërthimin ndaj tubacioneve të furnizimit me gaz për Europën.

Putin, sulm taktik bërthamor? Cari, i mbyllur në një bunker, gjithnjë e më i vetmuar (dyshime të reja për shëndetin e tij). Çfarë ka ndryshuar, gjeneral?

Putini sot është më i frikshëm. Gjendja e dobësisë, zhgënjimi dhe konsumimi moral dhe material i instrumentit ushtarak dhe gërryerja e konsensusit të brendshëm janë evidente. Nëse lëvizja e pafavorshme për të vazhdon, qëllimi për të përdorur armën bërthamore do të bëhet serioz. Jemi dëshmitarë të konfirmimit të mundësisë se Putini po përdor armën më të frikshme, silurën e aftë të shkaktojë cunamin radioaktiv, me efekte të tmerrshme.

Mos po nisen armë bërthamore për në Ukrainë?

Nuk më duket pjesë e një stërvitjeje, siç ka tilla edhe NATO. Përkundrazi, duhet theksuar se në përputhje me frymën e aleancës mbrojtëse, NATO nuk parashikon "goditjen e parë", sulmin e parë bërthamor; ndërsa përgjigja ndaj një goditjeje të parë ruse mbetet e padepërtueshme, gjithashtu për të rritur ndjenjën e parandalimit. Biden dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg nuk thonë se si do të reagojë Aleanca. Doktrina ruse, nga ana tjetër, parashikon armën taktike nëse ato tradicionale nuk arrijnë të neutralizojnë ndonjë objektiv të vështirë. Ndër paradokset e shumta është se një vend i pushtuar, viktimë e të gjitha llojeve të barbarizmit dhe krimeve të luftës të dokumentuara tashmë nga prokurorët në Hagë, nuk mund të mbrohet jashtë kufijve të tij, ndërsa Rusia po përgatitet t'i përgjigjet një bombardimi të thjeshtë në tokat që ai i konsideron të tijat me bombën. Një disproporcion makroskopik.

Si duhet të reagojmë atëherë?

NATO nuk mund t'i përgjigjet një sulmi ndaj Ukrainës, e cila nuk është anëtare e Aleancës. Komisioni duhet të vendosë. Nëse rreziku është për të gjithë dhe nuk kufizohet në dëm ekonomik, por mund të jetë gjigant, një shtet i vetëm nuk mund të diktojë se si të reagojë, duhet bashkërendim. Në kushte kaq të rënda rreziku, askush nuk guxon të veprojë në vetmi.

 Nuk u la  kohë për të negociuar. Çfarë duhet bërë tani?

Por nuk mund të luash poker në situata potencialisht katastrofike. A do të vazhdojmë të furnizojmë Kievin me armë depërtuese, sisteme që mund ta shtyjnë Putinin të kryejë kërcënimet më të këqija? Do të duhej një reflektim i qeverisë dhe i Parlamentit, apo duhet të vazhdojmë të dërgojmë armë pa pyetur veten se çfarë do të ndodhë me ne? Nuk bëhet fjalë për t'i dhënë fitoren Putinit, por për të diskutuar për një rrugëdalje të mundshme, pa lënë gjithçka në duart e "qenve që gërhasin" dhe nuk duan ta shohin Putinin në humbje. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH