Aktualitet

"Boll më me skuthin 1 dhe 2", Meta thirrje qytetarëve: Në Bulevard më 11 shkurt

Shkruar nga Liberale
"Boll më me skuthin 1 dhe 2", Meta thirrje qytetarëve:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në konferencën për mediat, sot u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mblidhen të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar më 11 shkurt.

Meta tha se, e gjithë bota duhet ta dijë se kush është kjo qeveri.

“Nuk ka maxhorancë, maxhoranca është një bandë. Të gjithë shqiptarët që i thonë vetes patriot, e kanë një detyrë që t’i japin fund këtij cirku të shëmtuar. Të gjithë një 11 shkurt, atje, të mbrojmë atdheun, familjen. Boll më me skuthin 1 dhe skuthin 2. Ata e kanë vendin, atje ku e ka ai njeriu që përdornin ata. Siç e ka treguar vendi i vetë. Ne duhet të jeni shumë herë më të shqetësuar se çfarë i ka bërë dhe po i bën ky interesave tonë kombëtare. Ndaj të gjithë në 11 shkurt atje, te Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ta dëgjojë e gjithë bota”, tha Meta

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH