Aktualitet

"Bojkot përgjatë gjithë ditës", kreu i Sindikatës së Pedagogëve i përgjigjet Ramës

Shkruar nga Liberale
"Bojkot përgjatë gjithë ditës", kreu i

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se bojkoti i mësimit në universitete do të shtrihet përgjatë gjithë ditës.

“Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar kryeministrit, ministres së Arsimit, dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10, para universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen”, u shpreh ai.

Mes të tjerash kreu i Sindikatës i kthehu përgjigje Ramës, ku ky i fundit tha se kishte ikur koha kur paga rritej uniformë se e kërkonte sindikata.

"Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komitetit. T’I thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Ranikimet pa fonde i bën kot. Ça rankimi bën kot? Performanca e universiteteve është e mirë në krahasim me gjendjen e mjerueshme që është sot. Pedagogët kanë vazhduar dhe në kohë pandemie, edhe pse me pasoja. S’mund të ketë rankim me këtë gjendje. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrisë së Arsimit, që të kthejnë kokën nga universiteti që të financojnë.”, tha Kovaçi.

Kujtojmë se kjo është dita e dytë e grevës së pedagogëve, për rritjen e pagave.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH