Aktualitet

Boiken Abazi: Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri është bërë me një manovër të jashtëligjshme, prej karteli

Shkruar nga Liberale
Boiken Abazi: Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të bukës

"Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri është bërë me një manovër të jashtëligjshme, prej karteli", thotë ai.

Postimi i Boiken Abazit: 

Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri është bërë me një manovër të jashtëligjshme, prej karteli.

Në fillim të shtatorit, Autoriteti i Konkurrencës ka deklaruar se ndërmarrjet Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë caktuar çmimet e shitjes duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Në datën 29 shtator Autoriteti i Konkurrencës votoi 3 me 2 kundër vendosjes së gjobës për 5 kompanitë e lartpërmendura, edhe pse nga hetimi i zhvilluar po nga ky institucion u zbulua se këto kompani binin dakord për vendosjen e çmimit të bukës.

Pra, karteli i miellit në Shqipëri ka rritur çmimin me një manovër të jashtëligjshme, ndërsa institucioni që do duhet të na mbronte prej karteleve nuk ka ndërmarrë asnjë masë, duke dëshmuar në mënyrë flagrante, me një tjetër shembull, kapjen e shtetit. Këto nuk janë praktika të një tregu të lirë. Këto janë manovra oligopolesh oligarkike që kanë kapur shtetin dhe mbajnë me pare pushtetarë e politikanë të partive të ndryshme.

Lufta për mbrojtjen e njerëzve në nevojë nga rritja e çmimeve për shportën e mallrave bazike ia nis me luftën për çlirimin e shtetit nga kapja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH