Politikë

Boçi: Projekti ynë për Elbasanin do të japë ritëm zhvillimi

Shkruar nga Liberale
Boçi: Projekti ynë për Elbasanin do të japë

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Elbasan, Luçiano Boçi është takuar më qytetarët e lagjes 5 majit gjatë turit elektoral.

Teksa ka postuar disa foto në Facebook me qytetarët, Boçi shkruan se projekti që ai ka për qytetin do të sjellë ndryshim, zhvillim dhe rritje në ekonomi, ku shton se një mundësi e re do të vijë për qytetarët pas 15 majit.

Postimi i plotë:

Lagja 5 maj, për të shtrënguar duart dhe për të rikonfirmuar besimin për 14 majin ?

Nuk i kam premtuar askujt se në 15 maj, jeta e tyre do të ndryshojë përnjëherë. Por e sigurt është që me frymën dhe dëshirën e ndryshimit që kam konstatuar kudo në Elbasan, projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit. Një ekonomi që lëviz është një mundësi e re për secilën prej familjeve tona për të ardhmen e këtij qyteti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH