Aktualitet

Blushi: Meta është i qartë për shpartallimin e këtij komploti

Shkruar nga Liberale
Blushi: Meta është i qartë për shpartallimin e këtij

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar ashpër për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Në një postim në Facebook, ai shkruan se nuk pati asnjë surprizë në votim, teksa paralajmëron se Presidenca do të publikojë “emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill”.

“Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Postimi i Tedi Blushit

Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.

Ka vetem një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.

Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.

Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.

Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.

Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.

Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.

Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.

Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.

Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.

Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.

Numërimi mbrapsht sapo filloi.

JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH