Aktualitet

Blushi fton Manjën në Presidencë: Meta do të trajtojë me përulësi

               Publikuar në : 20:34 - 19/02/20 liberale

Një ‘luftë’ deklaratash vazhdon të zhvillohet mes mazhorancës dhe zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, pas deklaratës së sotme të presidentit Meta për të thirrur protestë më 2 mars kundër grushtit të shtetit.

Blushi i është përgjigjur së fundi deputetit socialist, Ulsi Manja, të cilin e fton në Presidencë për të dëgjuar këshillat e tij.

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.
Me qetësi dhe drejtësi!
Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!“, shkruan Blushi në Facebook.

Më herët Manja shkëshillonte me ironi presidentin Meta për të ruajtur qetësinë.

“Ky i fundit më herët shkroi në twitter: Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin!Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës!Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë.Duhet qetësi!”, shkruante Manja në twitter./Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back