Aktualitet

Bllokohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Shkruar nga Liberale
Bllokohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

(Foto ilustruese)

Reshjet e shiut pa ndërprerje pasditen e kësaj të enjteje kanë bllokuar qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës.

Lapsi.al mëson se drejtimi nga Durrësi drejt Tiranës është bllokuar thuajse plotësisht. Rradha e makinave shtrihet në kilometra, së paku që nga mbikalimi i Rinasit.

Moti i keq prej një jave ka përfshirë Shqipërinë, por ditën e sotme ka pasur reshje me intensitet të lartë që po shkaktojnë përmbytje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH