Aktualitet

Bllokohet punishtja e turshive dhe salcave, në kërkim pronari

Shkruar nga Liberale
Bllokohet punishtja e turshive dhe salcave, në kërkim pronari

Policia e Shkodrës ka bllokur një punishte për prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore, pasi prodhonte produkte në paligjshmëri.

Po ashtu është shpallur në kërkim pronari Gëzim Bala 61-vjeç.

Njoftimi i policisë

Një punishte që prodhonte produkte ushqimore të ndryshme është bllokuar në lagjen "Skënderbeg" në

Operacion policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Shpallet në kërkim pronari i objektit ku prodhoheshin produktet ushqimore.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër Nr. 708, datë 15.10.2019, u zbulua aktiviteti i kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

G. B., 61 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhia", pronar i firmës.

Në lagjen "Skënderbeg", në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave"./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/608767979656343/?t=10

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH