Aktualitet

Bllokohet autobusi me mijëra euro në Durrës, erdhi nga Italia

Shkruar nga Liberale
Bllokohet autobusi me mijëra euro në Durrës, erdhi nga Italia

Qindra mijëra euro janë sekuestruar ditën e sotme në një autobus në Durrës.

Autobusi që erdhi përmes tragetit të linjës Bari-Durrës në momentin që kaloi në skaner u konstatua dhe u bllokua.

Operacioni po zhvillohet nga Policia dhe Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me palën italiane. Shifra e shumës zyrtare që është sekuestruar ende nuk dihet, por flitet se është mbi 500 mijë euro.

Shuma ishte fshehur në tavanin e autobusit në pjesën e kondicionerit. Gjithçka u zbulua nga skaneri, në vijën e dytë të kontrollit. Shoferi i autobusit u ndalua. Për momentin policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH