Globi

Blinken: Putin mund të rezistojë më gjatë se Ukraina

Shkruar nga Liberale
Blinken: Putin mund të rezistojë më gjatë se Ukraina

Pengesa më e madhe për t’i dhënë fund luftës është besimi i presidentit rus Vladimir Putin se ai mund të rezistojë më gjatë se Ukraina dhe shumë vende që mbështesin Kievin, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken për median australiane “60 minutes”.

”Ne po punojmë shumë për ta çliruar atë nga kjo ide. Sigurisht që lufta mund të përfundojë nesër nëse Putin vendos të ndalojë. Dhe mbi të gjitha, ne jemi të vendosur, si shumë vende të tjera, të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën për të mbrojtur veten, për të rimarrë territorin që Rusia ia mori me forcë”, theksoi ai.

“Dhe nuk është vetëm një agresion kundër Ukrainës dhe qytetarëve të saj, por është gjithashtu kundër të njëjtave parime që janë në zemër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë: idenë që vendet duhet të respektojnë integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë”, shtoi Blinken.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH