Kryesore

Blinken i shkruan Kurtit: Mbështesim njohjen reciproke Kosovë-Serbi

               Publikuar në : 21:13 - 08/04/21 liberale

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhje dhe formimin e qeverisë.

Në një letër, kryediplomati i Shteteve të Bashkuara i ofron mbështetje dhe bashkëpunim në forcimin e sovranitetit dhe pavarësisë.

Blinken përsëriti mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimit Europian. “Sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, shkruan sekretari amerikan I shtetit në letrën për Kurtin.

Gjithashtu përshëndeti angazhimet e kryeministrit për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rimëkëmbjen nga pandemia Covid-19.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back